VLORË- Zjarri “përpin” Hoshtimën! Preket edhe Kërkova e Bestrova! Zjarrfikëset, helikopteri dhe FNSH në vendngjarje. Evakuohen banorët

Një zjarr i përmasave të mëdha ka shpërthyer pasditen e sotme në fshatin Hoshtimë të Vlorës, në afërsi të varrezave.

Banorët e zonës janë evakuuar nga policia dhe zjarrfikëset, të cilat po bashkëpunojnë ngushtë për të shuar flakët dhe për të parandaluar përhapjen e zjarrit në banesa të tjera. Situata është rënduar për shkak të erës së fortë, ndërsa zjarri po përhapet edhe në zona të pyllëzuara pranë fshatit.

 

 

View this post on Instagram

 

A post shared by replika.al (@replikealbania)

 

Tereni i vështirë ka bërë që ndërhyrja nga toka të jetë e ngadalësuar, ndaj autoritetet kanë aktivizuar ndërhyrjen nga ajri me helikopter të Forcave të Armatosura për të ndihmuar në shuarjen e flakëve.

Aktualisht situata mbetet kritike dhe po mbahet nën monitorim të vazhdueshëm nga forcat zjarrfikëse dhe emergjencat civile.

 

View this post on Instagram

 

A post shared by replika.al (@replikealbania)

Prefekti i Qarkut të Vlorës, Plator Nesturi, deklaroi se 90% e zjarreve në këtë zonë janë të qëllimshme. Ai theksoi se ka pasur një reagim të menjëhershëm nga të gjitha strukturat, duke përfshirë edhe bashkitë e tjera që kanë dhënë ndihmën e tyre, pasi zjarri ka rrezikuar banesat në Hoshtimë, Kerkovë dhe Bestrovë. Nesturi kërkoi masa më të ashpra ndaj personave që ndezin zjarre dhe shkaktojnë situata të tilla emergjente.

 

View this post on Instagram

 

A post shared by replika.al (@replikealbania)


Edhe kryetari i Bashkisë së Vlorës, Ermal Dredha, konfirmoi angazhimin e të gjitha strukturave në terren për menaxhimin e situatës. Ai tha se zjarri dyshohet të ketë nisur pranë varrezave të Hoshtimës dhe po punohet intensivisht nga forcat zjarrfikëse, policia, forcat e armatosura dhe me mbështetje ajrore. Dredha shtoi se do të ketë hetim për shkakun e zjarrit dhe nëse ai është i qëllimshëm apo shkak i një gabimi njerëzor.

“Të gjitha strukturat janë në terren për menaxhimin e situatës. Zjarri dyshohet të ketë nisur nga varrezat e Hoshtimës. Po punohet nga forcat zjarrfikëse, policia dhe forcat e armatosura, si dhe nga ajri. Patjetër që do të ketë hetim për zjarrin nga strukturat përkatëse, ndërsa nëse ai është i qëllimshëm apo gabim njerëzor, këtë do ta përcaktojnë hetimet”, u shpreh Dredha.

 

View this post on Instagram

 

A post shared by replika.al (@replikealbania)