Vlorë/ Zbulohet arsenal armësh dhe eksploziv, arrestohet 57-vjeçari
Vlorë – Operacioni “Explosion”/ Sekuestrohen armë dhe lëndë eksplozive, arrestohet një 57-vjeçar
Një operacion i koduar “Explosion” është finalizuar nga Sektori për Hetimin e Krimeve të Rënda dhe Seksioni për Mbështetjen Operacionale të Hetimit në DVP Vlorë, duke çuar në sekuestrimin e 3 armëve të zjarrit dhe një sasie eksplozivi plastik të ndarë në 10 kallëpe.
Gjatë aksionit të zhvilluar në fshatin Gorrisht, Selenicë, policia ka arrestuar në flagrancë shtetasin Xh. S., 57 vjeç, i cili mbante të fshehura armët dhe eksplozivin, dyshohet për llogari të grupeve kriminale.
Në kontrollin pranë banesës së tij, shërbimet e policisë gjetën dhe sekuestruan:
• 3 armë zjarri, të fshehura në një çantë.
• Një sasi eksplozivi plastik, e ndarë në 10 kallëpe, gati për përdorim.
Hetimet paraprake tregojnë se armët dhe lënda eksplozive dyshohet se do të përdoreshin për veprimtari të paligjshme. Nën drejtimin e Prokurorisë, po vijon puna për identifikimin e personave të tjerë të përfshirë në këtë rrjet kriminal.
- Materialet i kaluan Prokurorisë për veprime të mëtejshme.