Vlorë/ U pa nga banorët e zonës, gjendet një trup i pajetë anës lumit Vjosa, dyshimet e para

Një trup i pajetë është gjendur anës lumit të Vjosës mbrëmjen e djeshme, 12 maj.

Identiteti i personit ende nuk bëhet me dije, ndërsa mendohet që ai të jetë rreth 70-vjeç.

Paraprakisht dyshohet vdekje natyrale, por policia është duke hetuar lidhur me ngjarjen.

Trupi i pajetë është parë nga banorët e zonës dhe me pas është lajmëruar policia e Vlorës, e cila ka bërë këqyrjen e vendit.

Ngjarja ka ndodhur pranë urës së Mifolit në fshatin Fitore, një zonë ku peshkojnë peshkatarët.

Njoftimi i policisë:

Vlorë / Informacion paraprak

Mbrëmjen e djeshme, në fshatin Fitote, Novoselë, në një kasolle në afërsi të “Urës së Mifolit”, është gjetur pa shenja jete shtetasi R. T., rreth 70 vjeç, i cili dyshohet paraprakisht se ka ndërruar jetë për shkaqe natyrale.

Grupi hetimor vijon punën për zbardhjen e plotë të rrethanave të ngjarjes.