Vlorë, trafikonin njerëz për t’i përdorur si shpërndarës droge, 4 të arrestuar dhe 1 në kërkim
Katër persona janë arrestuar, ndërsa një tjetër është shpallur në kërkim në Vlorë. Këta shtetas dyshohet se trafikonin njerëz për t’i përdorur më pas si shpërndarës droge.
Katër të arrestuarit janë nga vende të Europës, pasi akuzohen se shfrytëzonin shtetas ukrainas që përdoreshin për shpërndarjen. Grupi kriminal ishte i përbërë nga 3 ukrainas, 1 bjellorus dhe 1 polak.
Në pranga Oleksandr Tavorskyi, Marianna Syzareva, Mark Petrnko e Nazar Khamuilo. Grupi kriminal i rekrutonte shpërndarësit në rrjete sociale, teksa i mbajti pasaportën 2 ukrainasve, i kërcënonte, i dhunonte dhe i detyronte të shisnin drogë.
Policia shoqëroi 19 ukrainas, të cilët u shfrytëzuan nga grupi kriminal.