Vlorë/ Shpërthen bombola e gazit në banesë, 62-vjeçarja përfundon në spital

Një 62-vjeçare ka marrë dëmtime të lehta pas shpërthimit të një bombole gazi në banesë.

Ngjarja mësohet se ka ndodhur në lagjen “Pavarësia” në Vlorë.

62-vjeçarja është transportuar në spital ku edhe po merr trajtim mjekësor.

Grupi hetimor vijon veprimet për sqarimin e plotë të rrethanave të rastit.

“Rreth orës 14:30, në lagjen “Pavarësia”, në banesën e shtetases 62 vjeçe, dyshohet se ka shpërthyer aksidentalisht një bombol gazi.

Si pasojë e shpërthimit ka mbetur e dëmtuar lehtë 62-vjeçarja, e cila ndodhet në spital, nën kujdesin e mjekëve.

Grupi hetimor vijon veprimet për sqarimin e plotë të rrethanave të rastit”, njofton policia.