Vlorë/ Refuzuan kontrollin e mjetit duke goditur policin kufitar, arrestohen dy shtetas

Një sherr ka ndodhur pasditen e sotme në Portin e Vlorës, rreth orës 16:00.

Dy persona që udhëtonin me një furgon me targa angleze janë konfliktuar me një punonjës të policisë kufitare, i cili po ushtronte kontroll mbi mjetin.

Sipas burimeve, dy personat kanë refuzuar kontrollin e plotë të furgonit, me pretendimin se ishin kontrolluar më parë në doganën italiane.

Si pasojë e konfliktit, një efektiv policie ka mbetur i lënduar dhe është dërguar në spital, ndërsa dy shtetasit janë ndaluar nga Policia e Vlorës.