Vlorë/ Ndezi zjarr në mënyrë të përsëritur në një zonë të mbrojtur, arrestohet 38-vjeçari
- 1 July, 2025
Një 38-vjeçar është arrestuar nga Policia e Vlorës pasi u kap në flagrancë duke ndezur zjarr në mënyrë të përsëritur në një grumbull mbetjesh urbane, në zonën e njohur si “Pika e grumbullimit të inerteve, Jalli, Nartë”.
Sipas njoftimit zyrtar, zjarrvënia ka ndodhur me dashje dhe ka shkaktuar ndotje të ajrit, ndërkohë që ka vënë në rrezik serioz edhe banesat përreth zonës si dhe një pjesë të zonës së mbrojtur të pyllit të Sodës.
Në përfundim të veprimeve të shpejta hetimore dhe operacionale, policia arrestoi autorin e dyshuar të zjarrvënies, shtetasin Eduart Islamaj, 38 vjeç.
Regjistrohu në buletinin tonë informativ