Vlorë/ Ndërtoi 1 beach-bar dhe 3 dhoma plazhi në Borsh, arrestohet 48-vjeçari

Vlore- Një 48-vjeçar është arrestuar pasi ndërtoi pa leje 4 objekte druri (beach-bar dhe dhoma plazhi) në Borsh

Konkretisht ai kishte ndërtuar 1 beach-bar dhe 3 dhoma plazhi.

Banuesi në Himarë, i identifikuar me inicialet G.I është ndaluar për veprën penale “Ndërtimi i paligjshëm”.

Operacionet policore “Coastline” dhe “Plazhi i lirë” do të vijojnë intensivisht në qarkun Vlorë, me qëllim rikthimin e hapësirave publike dhe ndëshkimin sipas ligjit të çdo shtetasi që prek këto hapësira dhe i shfrytëzon ato në mënyrë të paligjshme.