Vlorë/ I iku me vrap policisë pas një konflikti në lokal, FKS kap të riun brenda pallatit të braktisur

VLORË – Dy persona janë konfliktuar brenda një lokali në lagjen “Pavarësia”.

Pas marrjes një njoftimit policia ka shkuar menjëherë në vendngjarje për të shuar konfliktin. Një prej të rinjve i përfshirë në konflikt sapo ka parë policinë është larguar me vrap, duke iu shpëtuar përkohësisht.

Me shtimin e uniformave  blu të mobilizuara për kapjen e të riut është bërë e mundur gjetja dhe arrestimi i tij në një pallat të braktisur.Në aksion për arrestimin e të riut u angazhuar edhe FKS.