Vlorë/ Bie muri tek ‘Uji i Ftohtë’, kalohet vetëm me një korsi

Muri mbrojtës në krah të rrugës kryesore në zonën e “Ujit të Ftohtë” në Vlorë është shembur ditën e sotme.

Si pasojë gurët kanë bllokuar rrugën dhe për disa orë e kanë bërë aksin të pakalueshëm.

Mësohet se aktualisht në këtë rrugë, mund të kalohet vetëm në njërën korsi ndërkohë punonjësit ndodhen në vendin e ngjarjes dhe po largojnë gurët nga rruga.

Por situata paraqitet delikate, pasi rrezikon të shembet edhe pjesa tjetër.