Vlorë/ 866 biznese të reja për 2024, Anjeza Shiko: Primare njesitë akomoduese
866 biznese të reja u hapën në qytetin e Vlorës gjatë vitit 2024, ndërsa një vend të veçantë zënë subjekte në fushën e shërbimeve, me prioritet turizmin, nga të cilat 90 prej tyre janë njësitë e reja akomoduese në fushën e hotelerisë dhe turizmit.
Deri në vitin 2024, në Vlorë operonin 310 subjekte në hotele dhe turizëm, ndërkohë që aktualisht janë 400 të tilla. Anjeza Shiko, drejtorja e Tatim-Taksave në Bashkinë Vlorë, konfirmon se gjithçka lidhet edhe me prioritetin që ka Vlora në fushën e turizmit.
Një rritje, sipas Shikos, gjatë vitit që lamë pas pati edhe taksa e fjetjes në hotele dhe njësitë akomoduese, me të ardhura gati dyfishuar.
Në vlerën e të ardhurave arriti në rreth 470 milionë lekë të vjetra, nga 270 milionë të një viti më parë. Kjo lidhet edhe me ndërgjegjësimin e subjekteve dhe njësive akomoduese për të deklaruar të ardhurat.
Vlora mbetet një qytet me prioritet turizmin, çka ka sjellë në shtimin e njësive akomoduese në qytet, por edhe në rritje të të ardhurave për pushtetin vendor dhe Tatim-Taksat e Bashkisë Vlorë.