Vlorë/ 576 gjoba për parkime të gabuara në vetëm 4 ditë, operacioni vijon pa ndërprerje
- 15 July, 2025
Në qytetin e Vlorës, Policia Rrugore ka vijuar me kontrollet intensive në të gjitha rrugët urbane për ndëshkimin e parkimeve të gabuara.
Gjatë periudhës 11–14 korrik, janë vendosur plot 576 masa administrative ndaj drejtuesve të mjeteve që kanë shkelur rregullat e Kodit Rrugor.
Operacioni është shtrirë në gjithë territorin e qytetit dhe synon garantimin e qarkullimit normal dhe sigurisë në rrugë.
Sipas policisë, kontrollet do të vijojnë 24 orë në 24, pa asnjë ndërprerje, dhe do të përqendrohen veçanërisht në zonat me fluks të lartë dhe problematika të përsëritura të parkimit.
Regjistrohu në buletinin tonë informativ