Vlorë/ 35 vjeçari përplas me makinë të miturin, detajet e para

Vlorë/Informacion paraprak

Sot, rreth orës 12:30, në rrugën “Pelivan Leskaj”, shtetasi  35 vjeç, duke drejtuar auotmjetin tip “Opel”, ka aksidentuar një shtetas të mitur, rreth 8 vjeç, i cili si pasojë është dëmtuar dhe aktualisht ndodhet në spital, jashtë rrezikut për jetën.

Drejtuesi i automjetit është shoqëruar në ambientet e komisariatit, për veprime të mëtejshme.

Në vendngjarje ndodhet grupi hetimor, i cili po kryen veprimet e mëtejshme në lidhje me sqarimin e rrethanave të aksidentit.

vijon…