Policia Rrugore e Vlorës ka intensifikuar kontrollet në të gjitha akset rrugore të qarkut, duke përdorur mjete inteligjente dhe patrullime të shtuara për rritjen e sigurisë rrugore. Gjatë tre ditëve të fundit janë konstatuar 266 shkelje, mes të cilave raste të rënda që kanë vënë në rrezik jetën e përdoruesve të rrugës.
-205 shoferë janë kapur duke drejtuar automjetin me shpejtësi tej normave të lejuara, ndërsa disa prej tyre po qarkullonin me mbi 200 km/h.
-61 raste janë konstatuar me drejtues mjetesh nën efektin e alkoolit.
Si rezultat i këtyre shkeljeve, janë arrestuar 5 persona, ndërsa 2 të tjerë janë proceduar penalisht.
Tags:
Regjistrohu në buletinin tonë informativ