Vlora Hyseni “shkrin” kupolën e SHISH në një qytet problematik, ndryshime të forta pas dyshimeve për lidhje me krimin
Drejtoresha e Shërbimit Informativ Shtetëror, Vlora Hyseni, ka ndërmarrë një ristrukturim të thellë në kupolën drejtuese të SHISH në një qytet të rëndësishëm, i njohur për problematika dhe ngjarje të rënda kriminale.
Sipas burimeve, disa zyrtarë të kësaj drejtorie dyshohet se kanë bashkëpunuar me grupe të krimit të organizuar, duke shpërndarë informacione të ndjeshme. Të dhënat e siguruara nga Hyseni kanë qenë shqetësuese, duke e detyruar atë të marrë masa të menjëhershme.
Në kuadër të kësaj reforme:
• D.B., që drejtonte këtë njësi, është larguar dhe transferuar si inspektor terreni në Tiranë.
• Drejtimin e SHISH në këtë qytet tani e ka marrë A.S., ish-nëndrejtori i Fierit.
• L.E., kreu i sektorit të narkotikëve në këtë drejtori, që kishte dosje për lidhje të papërshtatshme me grupe kriminale në Shkodër, do të transferohet në një tjetër detyrë, larg mbledhjes së informacionit për narkotikët.
• A.C., ish-drejtori i kësaj drejtorie, i transferuar më parë në Tiranë, do të vijojë punën si inspektor i thjeshtë.