Vllaznia zgjedh Sedloskin, Superliga makth për trajnerët, shpëtojnë vetëm Shehi dhe Colella

Trajnerët janë hallka më e sakrifikuar në Superligën shqiptare.

Skuadra elitare duket se nuk kanë mësuar nga e shkuara, teksa në momentin e parë që i jepet mundësia shkarkojnë timonierin e stolit. Situatë e ngjashme ndodhi tek Vllaznia, me shkodranët që u bënë ekipi i tetë i Superligës që ndryshon trajner. Pavarësisht besimit për pak ditë të Auron Milotit, kuqeblutë arritën të gjenin një trajner të ri. Goce Sedloski u zgjodh në krye të shkodranëve të paktën edhe për sezonin e ardhshëm.

Tekniku nga Maqedonia e Veriut vjen me një mal me eksperiencë në Shkodër, aty ku duhet të injektojë edhe rezultatet pozitive që mungojnë prej disa javësh. 48-vjeçari që në të kaluarën ka drejtuar Shkupin në Superligën maqedonase do të tentojë që të fitojë trofe në të dy frontet me Vllazninë, e cila pavarësisht diferencave është në garë për titullin kampion të Superligës.

Me përjashtim të Partizanit dhe Tiranës, të gjithë skuadrat e tjera kanë ndryshuar trajner në këtë sezon futbollistik, e natyrisht gjithçka lidhet me rezultatet. Si Collella ashtu edhe Shehi kanë bindur në kryeqytet, duke qënë kockë e fortë dhe vazhduar projektin e ndërtuar nga vetë ata prej fillimit të sezonit. Zgjidhje që natyrisht sjell frytet e duhura, me dy ekipet e kryeqytetit që janë shumë pranë titullit kampion.

Check Also

Celibashi: Kohë e pamjaftueshme për votën e emigrantëve/ PD, kundër votimit elektronik

KQZ ka njoftuar partitë politike se koha që ka në dispozicion për të dërguar fletën …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *