Vllaznia shkëlqen mes shiut, Teuta mposht Kukësin dhe afrohen me gjysmëfinalet e Kupës

Thuajse dy muaj më parë i mposhti në kampionat, tashmë kërcënon t’i eliminojë nga Kupa e Shqipërisë.

Vllaznia ka marrë mësime të vlefshme nga dy rezultatet e fundit në Superligë, teksa ka hedhur një hap drejt gjysmëfinaleve të Kupës së Shqipërisë.

Mes reshjeve të shiut, shkodranët fituan me shifrat 3-1 ndaj Partizanit, në një duel të dominuar totalisht nga ekipi i Mirel Josës. Braziliani Kaina ishte vendimtar për skuadrën shkodrane me dopietën personale. Llogaritë u hapën që në minutën e 11-të, ku pikërisht 25-vjeçari ishte ai që gjeti rrjetën.

Gol që kapi në befasi ekipin e Colella, gjithnjë e më i rrëzikuar për tu shkarkuar para fundit të sezonit. Nga ky moment përfitoi Vllaznia, e cila dyfishoi shifrat me Cobën. Goli i Prekës në fundin e pjesës së parë u duk se kthyer shpresën e Partizanit për një rezultat pozitiv në këtë 90 minutësh, gjithsesi mban gjallë ëndrrën për tu kualifikuar më tej.

Rrjeta vendimtar dhe ai që uli siparin e kësaj sfide me 4 gola mban sërish firmën e Kaina në minutën e 52-të. Një fitore që afron Vllazninë me gjysmëfinalet e kompeticionit ku synon të mbroj titullin e fituar në dy sezonet e fundit. Takimi i kthimit luhet pas dy javësh.

Në takimin tjetër, Teuta triumfoi pastër 2-0 ndaj Kukësit.