Vllaznia blindon Bekim Balaj, “Topi i Artë” qëndron në Shkodër deri në vitin 2027

Fituesi i Topit të Artë 2024, Bekim Balaj zgjat edhe më tej aventurën te Vllaznia.

Sulmuesi shkodran ka rinovuar me kuqeblutë deri në qershorin e vitit 2027.

Një marrëveshje që e mban Balaj në Shkodër edhe për të paktën dy sezone, teksa tregon edhe faktin që Vllaznia beson te cilësitë e 34-vjeçarit.

“KF Vllaznia ka kënaqësinë të njoftojë se rrugëtimi jonë do të vazhdojë sëbashku me kapitenin tonë edhe për dy sezone të tjera. Suksese Bekim Balaj!” shkruan Vllaznia në faqen e saj zyrtare.