“Vlla mos i merr gjë këtij nëse ke mundësi se ja marr plakut të vet”, përgjimet që fundosën policët kufitarë të Rinasit: I ngjita çunat vlla. Ku të pres un?
Replikë ka siguruar dosjen me përgjimet që zbardhën skemën e policëve kufitarë të Aeroportit të Rinasit, të cilët në bashkëpunim me njëri tjetrin, kundrejt një ryshfetit mundësonin kalimin e personave ilegalisht drejt vendeve të BE-së.
Në bisedat e zhvilluar mes tyre përmes aplikacionit ‘Signal’, dhe ‘Whatsapp’, zbulohet se Briken Tereziu ka lejuar edhe kalimin e paligjshëm të disa shtetasve duke i orientuar se si të veprojnë kështu Eneo dërgon pasaportat klientve ndërsa Tereziu i drejton në sportelet përkatëse. Nga bisedat zbulohet edhe mesazhet kundrejt pagesave ku Enea i kërkonte Tereziut të mos i merrte lekë personit pasi do t’ia merrte vetë babai të tij.
Eneo: Vlla ca bon. Je zgjuar tvi ttakoj. Sa jam kthy nga Kosova. Mgjes vlla. I dërgon pasaportën e shtetasit N.D Tirane Prage sot 09:20
Briken: Mirmgjes te nr 8
Në orën 08:01 AM zhvillohet një bisedë telefonike midis shtetasit Eneo Sulejmanaj dhe punonjësit të policisë Briken Tereziu.
Eneo: I dërgon pasaportën e shtetasit Sh. H dhe K. Ç. Budapest 15 e 35. Kam ardh dhe vet. Ktu jam vlla
Briken: Do pime kafe
Eneo: Po sit e duash ja ti ngjis kta per lart tju jap biletat e hajde se un kam kohe
Briken: Ok
Eneo: Ku tju them ketyre
Briken: 8
Eneo: I ngjita cunat vlla. Ku tpres un?
Në orën 02:37 zhvillohet një bisedë telefonike midis shtetasit Eneo Sulejmanaj dhe punonjësit të policisë Briken Tereziu ne aplikacionin Signal
Eneo: I dërgon pasaportën e shtetasit S. K
Briken: 8
Eneo: Vlla mos I merr gje kti nqs ke mundsi se ja mrr plakut tvet
Briken: Ok. Ku eshte tani
Eneo: Po bo chek in. po u them tnxitoj. I dërgon pasaportën e shtetases B. T
Briken; Po vlla. Ca ka kjo
Eneo: Ne mgjes vlla per bruksel ne 6. Ti them ti lej aty?
Briken: Ok ashtu thui. Nr 6. Ok vlla. Rrofsh naten e mire
Nga kqyrja në sistemin TIMS rezulton se shtetasi N. D është përpunuar në dalje të territorit të RSH më datë 09.09.2023 ora 14:33 nga punonjësi i policisë me username në TIMS TereziuB, në tejkalim të ditëve të qëndrimit, kundrejt vlerave monetare.
Nga kqyrja në sistemin TIMS rezulton se shtetasi Sh. H është përpunuar në dalje të territorit të RSH më datë 09.09.2023 ora 10:17 nga punonjësi i policisë me username në TIMS TereziuB, në tejalim të ditëve të qëndrimit, kundrejt vlerave monetare.
Nga kqyrja në sistemin TIMS rezulton se shtetasi K. C është përpunuar në dalje të territorit të RSH më datë 09.09.2023 ora 14:34 nga punonjësi i policisë me username në TIMS TereziuB, I cili rezulton I kthyer ne kategorinë inad nga pala greke më datë 24.08.2023, kundrejt vlerave monetare.
Nga kqyrja në sistemin TIMS rezulton se shtetasi S. K është përpunuar në dalje të territorit të RSH më datë 09.09.2023 ora 18:23 nga punonjësi i policisë me username në TIMS TereziuB, në tejkalim të ditëve të qëndrimit, dyshuar kundrejt rryshfetit.