Rusia nis një sulm me raketa balistike me rreze të mesme hipersonike në një objekt ushtarak ukrainas. Konfirmimi ka mbërritur nga presidenti, Vladimir Putin në një konferencë për shtyp.
“Rusia ka kryer teste luftarake të sistemit raketor hipersonik ‘Oreshnik’ në përgjigje të veprimeve agresive të vendeve të NATO-s kundër Rusisë. Në përgjigje të përdorimit të armëve me rreze të gjatë amerikane dhe britanike, më 21 nëntor të këtij viti, forcat e armatosura ruse filluan një sulm të kombinuar në një nga objektet e kompleksit ushtarako-industrial të Ukrainës. Në kushte luftarake, ndër të tjera u testua një nga sistemet më të reja të raketave ruse me rreze të mesme veprimi. Në këtë rast, me një raketë balistike në një pajisje hipersonike pa bërthamore,” pranoi Putin.
Presidenti rus paralajmëroi Perëndimin se Moska mund të godasë instalimet ushtarake të çdo vendi, armët e të cilit janë përdorur kundër Rusisë. Ai tha gjithashtu se sulmet ndaj Rusisë me armë perëndimore nuk do të ndryshojnë rezultatin e “operacionit special” të Rusisë dhe se Moska do të “përgjigjet në mënyrë simetrike” ndaj çdo “përshkallëzimi”.