Vjosa Osmani në Tiranë: Shqipëria të jetë e zëshme për heqjen e masave ndaj Kosovës, mosnjohja nga shtetet e BE po na dëmton
Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, ka mbërritur në Tiranë për Samitin e Komunitetit Politik Europian dhe ka bërë thirrje që Shqipëria të vijojë të jetë e zëshme për heqjen e masave të BE-së ndaj Kosovës.
Në një deklaratë për mediat, Osmani theksoi rëndësinë e mbështetjes së Shqipërisë në përpjekjet për të ndryshuar qëndrimin e disa vendeve të BE-së që ende nuk e kanë njohur pavarësinë e Kosovës.
“Nga Shqipëria kërkojmë mbështetje. Të vijojë të jetë e zëshme, siç e ka bërë deri tani kryeministri Edi Rama, për të hequr masat ndaj nesh. Të flasë sa më zëshëm me shtete që nuk na kanë njohur ende. Mosnjohja nga shtetet e BE po na dëmton shumë,” deklaroi Osmani.
Presidentja kosovare shprehu shpresën se samiti do të shërbejë si një mundësi për forcimin e lidhjeve mes vendeve të Ballkanit dhe për një mbështetje më të gjerë për Kosovën në rrugën e saj drejt integrimit europian.
View this post on Instagram