Vjeshta rikthen virozat stinore, më të prekurit fëmijët! Çdo mjek familjeje kryen mbi 30 vizita ditore


Çdo mjek pediatër pret mesatarisht mbi 30 vizita në ditë në Qendrat Shëndetësore për shkak të virozave qarkulluese.

Temperatura e lartë, rënia e imunitetit, lodhja e diarreja janë simptomat më shpesh të hasura te pacientët e moshave pediatrike. Këto simptoma tregon mjekja pediatre Sonila Brati zgjasin deri në 5 ditë, ndaj rekomandohet konsultë me mjekun.
“E para gjë që nis është temperatura që ne këto ditë e kemi parë që ka qenë e lartë dhe të jetë rezistente te fëmijët. Pra temperatura mund të jetë dhe çdo tre orë dhe prindërit i duhet 3 orë mezi të presi për t’i dhënë antipiretikun e duhur , paracetamolin apo ibubrofenin dhe pastaj fillon shfaqja e të tjera simptomave , pra fillon rrufa, kolla, fillon dhimbja e fytit, fillon mungesa e oreksit , lodhja, dhimbja e trupit. Përveç temperaturës fëmijët kanë dhimbje koke , shpeshherë të forta.”- tha Sonila Brati, mjek pediatër QSH2.