Vjedhje spektakolare e 4 Artefakteve të lashta ari nga muzeu holandez
Katër objekte të lashta ari, të cilat ishin pjesë e një ekspozite me artefakte nga Rumania, u vodhën nga një muze në Holandë në orët e para të së shtunës.
Hajdutët përdorën eksploziv për të hyrë në Muzeun Drents që ndodhet në Assen, i cili po organizonte një ekspozitë të bizhuterive të çmuara prej ari dhe argjendi.
Autorët rrëmbyen tre byzylykë spirale Daciane si dhe pjesën qendrore të ekspozitës, përkrenaren e artë të dekoruar në mënyrë mbresëlënëse të Cotofenesti, e cila daton rreth vitit 450 para Krishtit.
Drejtori i Muzeut Drents tha se ky ishte incidenti më i madh në historinë e saj 170-vjeçare.
Policia, përveç pamjeve nga kamerat e sigurisë, po heton edhe një automjet të djegur të gjetur në një rrugë aty pranë.
Ministria e Kulturës rumune premtoi të marrë të gjitha masat e mundshme për të rikuperuar objektet e vjedhura.
Të katër sendet e vjedhura kanë një rëndësi të madhe kulturore për Rumaninë, me helmetën Cotofenesti që konsiderohet një thesar kombëtar.
Në fund të viteve 1990, 24 byzylykë të së njëjtës epokë u gjetën nga gjuetarët e thesarit dhe u shitën jashtë vendit. Shteti rumun ka vite që përpiqet t’i rimarrë ato nga koleksionistët në Austri, Gjermani, Francë, Britani të Madhe dhe SHBA.