Vizita në Tiranë, Macron mesazh për Shqipërinë: E ka vendin në BE, Franca ju mbështet në këtë rrugë

Presidenti i Francës, Emmanuel Macron, ka reaguar pas vizitës së tij zyrtare në Tiranë, duke shprehur mbështetjen për Shqipërinë në rrugën drejt integrimit europian. Në një mesazh në platformën X, Macron falënderoi kryeministrin Edi Rama dhe qytetarët shqiptarë për mikpritjen e ngrohtë dhe theksoi forcimin e lidhjeve mes dy vendeve.

“I dashur Edi Rama, të dashur shqiptarë, ju faleminderit për mikpritjen në Tiranë dhe për shkëmbimet tona. Miqësia midis Shqipërisë dhe Francës po forcohet përmes arritjeve konkrete. Vendi juaj e ka vendin e vet në Bashkimin Evropian. Franca ju mbështet në këtë rrugë,” shkroi Macron.

Vizita e presidentit francez në Shqipëri përkoi me Samitin e Komunitetit Politik Evropian, ku u diskutuan çështje të rëndësishme për të ardhmen e bashkëpunimit europian dhe integrimit të Ballkanit Perëndimor.