Vizita në Shqipëri, zyrtari i lartë amerikan takim me Altin Dumanin, pritet takim edhe me Ramën


Ndihmës Sekretari në Byronë Ndër-kombëtare të Narkotikëve të SHBA, Tod Robinson ka zhvilluar sot një takim në SPAK me kreun e Prokurorisë së posaçëm Altin Dumani.

Zyrtari i lartë amerikan do ketë takim edhe me kryeministrin Edi Rama.

Fokusi i vizitës së zyrtarit amerikan është përcjellja e mesazhit se SHBA mbështet punën e Shqipërisë për forcimin sundimi i ligjit, luftimi i korrupsionit dhe krimit të organizuar dhe ndërtimi i institucioneve të forta.

Pas Tiranës, ndalesa e radhës në datat 20-22 mars, Ndihmës Sekretari Robinson do të udhëtojë në Prishtinë, Kosovë, ku do të takohet me Presidenten e Kosovës Vjosa Osmani dhe me partnerët në sektorin e zbatimit të ligjit dhe drejtësisë.