Vizita e Bill Clinton, bëhet gati sheshi para kryeministrisë, qytetarët me flamujt e SHBA në duar


Shumë pak na ndan nga ceremonia e pritjes zyrtare të presidentit të SHB, Bill Clinton para Kryeministrisë. Ndërkohë, gjithçka është gati para kryeministrisë. Bill Clinton do të nderohet me medaljen e Yllit të Mirënjohjes Publike, ndërsa do të mbajë një fjalim para popullit shqiptar.

Të pranishëm do jenë socialistët, por edhe figura të tjera, ndërsa një ftesë ka patur edhe për opozitën që të ndjekë nga afaër fjalimin e Clinton. Ndërkohë, në këtë ceremoni do të mungojë presidenti Bajram Begaj, për arsye shëndetësore. Këtë vizitë të veçantë të Clinton, Begaj e përshëndeti përmes rrjeteve sociale.