Virozat dhe infeksionet respiratore, rritet numri i shtrimeve në Senatoriumin e Korçës

Numri i pacientëve të shtruar në Senatoriumin e Korçës ka shënuar një rritje të ndjeshme. Sipas burimeve zyrtare, aktualisht ndodhen të shtruar 45 pacientë, në krahasim me 35 që ishin disa ditë më parë.

Çdo ditë në pavionet e këtij spitali vizitohen 45 deri në 50 qytetarë, kryesisht të moshave nga 50 deri në 75 vjeç.

Mjeket apelojnë për kujdes të shtuar, veçanërisht në këtë periudhë ku virozat dhe infeksionet respiratore janë në rritje. Pacientet këshillohen të kërkojnë ndihmë mjekësore në rast të shfaqjes së simptomave të rënduara.