Viola von Cramon: Qeverisë së Kosovës i mungon vullneti politik për t’u anëtarësuar në BE
Raportuesja për Kosovën në Parlamentit Evropian Viola von Cramon, ka deklaruar se qeverisë së Kosovës i mungon vullneti politik për përparimin në procesin e integrimit në BE.
Në një intervistë për mediat bullgare, ajo u shpreh se kabineti Kurti nuk ka bërë hapat e nevojshëm për anëtarësimin Union.
“Qeverisë së Kosovës i mungon vullneti politik për përparim në integrimet evropiane të vendit. Kabineti ka aplikuar për anëtarësim në Këshillin e Evropës dhe në BE, por hapat e nevojshëm për përparim në këto aplikacione nuk janë bërë”, tha von Cramon.
Sipas saj, në Kosovë thonë se duan të bëhen anëtarë të NATO-s, BE-së dhe Këshillit të Evropës, por nëse dikush i njeh rregullat, duhet t’i respektojë dhe jo t’i shkelë.
Ajo vazhdoi duke thënë se Qeveria e Kosovës aktualisht nuk po ua lehtëson aspak jetën qytetarëve, por po dërgon sinjale shumë “të përziera”.
Air Compressors In Mexico Are Almost Being Given Away!
Air Compressors
The 10 Best Laser Cutting Machines 2024 (See Prices)
Laser Cutting Machines
Sponsored Links
“Partnerët ndërkombëtarë janë të lodhur nga mosveprimi i Prishtinës, dhe kjo çoi në futjen e masave ndëshkuese nga BE-ja vitin e kaluar”, tha ajo.
Von Cramon tha se për t’u anëtarësuar në BE, Kosova duhet të njihet si një vend i pavarur nga shtetet anëtare, pesë prej të cilave nuk e njohin ende.
“Të gjithë pajtohen se ka nevojë për përfundim të suksesshëm të dialogut për normalizimin e marrëdhënieve Beograd-Prishtinë”, theksoi ajo.