Vila e dytë me shirita, SPAK sekuestron në Hamallaj pronën e bashkëjetueses së Ahmetajt
Sot SPAK sekuestroi vilën në Palasë në pronësi të ish-gruas së Arben Ahmetajt.
Vetëm pak orë më vonë po SPAK sekuestroi edhe vilën në pronësi të bashkëjetueses Ejola Hoxha.
Bëhet fjalë për një vilë në zonën e Hamallajt. Kjo pronë, ndodhet në rezidencën “Vala Mar” buzë detit, në Hamallaj.
Kujtojmë se ish-zv.kryeministri Arben Ahmetaj është vënë zyrtarisht nën hetim nga Prokuroria e Posaçme kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar. Pas disa muajsh verifikime, SPAK i ka nisur hetimet dhe ka marrë nën hetim Ahmetajn për veprat penale: “korrupsion”, “shpërdorim detyre”, “fshehje e pasurisë” dhe “pastrim parash”.
https://replika.al/spak-zbarkon-ne-palase-sekuestrohet-vila-e-ish-bashkeshortes-se-ahmetajt/