Viktimat e pafajshme të atentateve, marshim-protestë në Shkodër
Me moton “Jetët e pafajshme nën plumba, Shqipëria nën kthetrat e mafias”, në Shkodër u mbaj protesta-homazh kundër kriminalitetit.
Një marshim që vjen pas ngjarjes kriminale të ndodhur ditë më parë ku 3 persona humbën jetën, mes të cilëve edhe një grua e pafajshme. Nënkryetar i PD-së, Luçiano Boçi, tha se në sytë e qytetarëve shkodranë dhe gjithë Shqipërisë se ai që sundon në vend është krim politika.
“Shkodra duhet të shprehë revoltën, zemërimin, nuk ka kohë për të heshtur, për t’iu bindur. Duhet një mosbindje civile dhe politike”, tha Boçi.
Si pasojë e të shtënave humbën jetën Arlind Bushati dhe Hamza Lici. Ndërkohë bashkëshorti i qytetares Flutura Basha, që humbi jetën, Bashkim Basha, ndodhet në gjendje të rëndë shëndetësore në spital.
View this post on Instagram