Viktima e atentatit Irakli Davella lidhje me mafien greke! Shokun ia ekzekutuan në 2018, autorët …
Irakli Davella, viktima e atentatit të sotëm në Greqi konsiderohet një personazh i lidhur prej vitesh me botën e krimit në Greqi.
Davella rezulton të ketë qenë miku i 3 personazheve të tjerë të ekzekutuar në Greqi vitet e fundit, konkretisht mafiozëve grekë Manolis Karagiannis, Vasili Griva dhe Giorgo Litsa.
Tre të fundit bashkë me Davellën kishin krijuar vite më parë një grup kriminal që vepronte në Athinë
Manolis Karagiannis 45 vjeç, i cilësuar nga mediat greke si një nga “kokat e krimit” në shtetin helen, është ekzekutuar me armë zjarri në zonën “Palaio Faliro” të Athinës në vitin 2018.
Në ekzekutimin e Davellës mësohet se kanë qënë dy persona, të cilët pasi qëlluan viktimën dhe shokun e tij u larguan me një automjet, Ford ngjyrë e bardhë.