Vijon zjarri në Drenovë! 30 forca të ushtrisë u bashkohen zjarrfikësve

Situata nga zjarri në Drenovë të Mallakastrës vijon të jetë alarmante pasi raportohen ende vatra aktive.

Dhjetëra forca të ushtrisë i kanë ardhur në ndihmë mëngjesin e sotëm operacionit të përbashkët të shërbimeve zjarrfikëse dhe atyre bashkiake, për shuarjen e flakëve.

Bëhet me dije se vatra e zjarrit vijon të jetë aktive dhe është shtrirë në një sipërfaqe të madhe në brendësi të pyllit me pisha.

Ndërkohë po punohet me mjete rrethanore për shkak të terrenit të vështirë që pamundëson ndërhyrjen e mjeteve zjarrfikëse ndërsa pritet sërish ndërhyrje nga ajri për të vënë nën kontroll flakët.