Vijon zjarri me përmasa gjigante në pikën e skrapit në Elbasan
Zjarri në pikën e skrapit në Kurum të Elbasanit vijon ende edhe gjatë natës.
Vatra u krijua rreth orës 11:15, dyshohet nga një shkëndijë e krijuar si pasojë e fërkimit të mbetjeve metalike. Nga zjarri nuk ka të lënduar, ndërkohë ekipet zjarrfikës po punojnë për vënien në kontroll të flakëve, por ende pa rezultat.
Drejtori i Agjencisë së Mbrojtjes Civile, Haki Çako tha se ndërhyrja nga ajri në vatrën e zjarrit është e pamundur pasi zjarri ka përmasa të mëdha dhe më efektive është ndërhyrja tokësore. Ai theksoi se problemi më i madh është ndotja dhe se zjarri mund të vijojë deri nesër, ndërsa gjendja nuk përbën rrezik as për zonën dhe as për banorët.