Vijon zjarri masiv në Shkopet! Digjen pyjet, flakët rrezikojnë banesat
Zjarri masiv në Shkopet gjatë natës së kaluar është përhapur në sipërfaqe të konsiderueshme duke djegur disa hektar pyje me pishë të zezë në luginë.
Flakët u aktivizuan që pasditen e së shtunës dhe vazhduan gjatë gjithë ditës së dielë.
Sipas të dhënave nga shërbimet që operojnë në terren, përmasat e zjarrit janë të mëdha, duke u përhapur në pyje, dhe bimësi. Forcat zjarrfikëse dhe ato te ushtrisë ndodhen në terren, por është e pamundur izolimi i vatrave të zjarrit për shkak të terrenit.
Ndërkohë nën pushtetin e flakëve vijon të jetë edhe parku Kombëtar “Lurë mali Dejës”. Prej dy javësh zjarri ka djegur dhjetra hektar pyje me pishë të zezë dhe ahu në këtë zonë.
Ndërkaq pritet mbërritje e helikopterit të ushtrise për ndërhyrje efikase.