Vijon numërimi/ PS kryeson me 83 mandate, PD 51 mandate

Ndërsa vijon procesi i numërimit të votave, deri në orën 9:00 të mëngjesit, në të gjithë vendin janë numëruar 1624 kuti votimi nga 5225 që janë në të gjithë Shqipërinë.

Sipas shifrave zyrtare të raportuara nga Komisioni Qendror i Zgjedhjeve, Rama shkon drejt mandatit të katërt me një triumf, votat në çdo qark të përkthyera në mandate, tregojnë qartë se Partia Socialiste kryeson thellë me numër mandatesh.

Deri më tani socialistët kanë deri tani 83 mandate, ku rezultatin më të mirë e kanë në Tiranë, Fier, Durrës dhe Elbasan.

Nga ana tjetër koalicioni i kryesuar nga Partia Demokratike është me 51 mandate.