Vijojnë të jenë të bllokuara pesë akset kryesore në Tiranë nga protestuesit.
Kreu i Partisë Demokratike, Sali Berisha u është bashkuar protestuesve në bashkinë e Tiranës.
Ai mbajti fjalën më parë në Rrugën e Elbasanit, ku theksoi se opozita nuk do të ndalojë pa realizuar objektivat dhe se do të ketë mosbindje civile në çdo formë të mundshme.
Protestuesit kanë bllokuar Zogun e Zi, Rrugën e Elbasanit, Sheshin Willson dhe rrugën para Bashkisë së Tiranës.
Tags:
Regjistrohu në buletinin tonë informativ