Vijon AKSIONI! Lirohen dy hapësira në Currila, sekuestrohen 27 çadra e shezlongë
Policia e Durrësit ka liruar 2 hapësira në plazhin e Currilave, që ishin zënë në mënyrë të paligjshme me çadra dhe shezlongë.
Sipas policisë gjatë kontrolleve, në lagjen nr. 1, në dy hapësira publike në plazhin e Currilave, u hoqën dhe u sekuestruan 27 komplete me çadra dhe shezlongë, që ishin vënë në mënyrë të paligjshme nga dy shtetas nga Durrësi, konkretisht S. H., 45 vjeç, dhe E. Sh., 33 vjeç, të cilët u proceduan në gjendje të lirë
“Vijojnë kontrollet në vijën bregdetare, në vijim të operacionit policor të koduar “Plazhi i lirë”, me qëllim lirimin e hapësirave publike.
Lirohen 2 hapësira në plazhin e Currilave, që ishin zënë në mënyrë të paligjshme.
Sekuestrohen 27 komplete me çadra dhe shezlongë.
Procedohen penalisht 2 shtetas.
Shërbimet e Komisariatit të Policisë Durrës, në kuadër të plan-operacionit “Plazhi i lirë”, kanë vijuar kontrollet përgjatë gjithë vijës bregdetare, me qëllim lirimin e hapësirave publike që zihen pa lejen përkatëse nga subjektet në bregdet, duke vënë çadra dhe shezlongë.
Gjatë kontrolleve, në lagjen nr. 1, në dy hapësira publike në plazhin e Currilave, u hoqën dhe u sekuestruan 27 komplete me çadra dhe shezlongë, që ishin vënë në mënyrë të paligjshme, nga 2 shtetas.
Në vijim të veprimeve, u referuan materialet në Prokurori ku nisi procedimi në gjendje të lirë për shtetasit S. H., 45 vjeç, dhe E. Sh., 33 vjeç, të dy banues në Durrës.
Shërbimet e Policisë do të vijojnë kontrollet përgjatë gjithë vijës bregdetare, me qëllim lirimin e hapësirave publike, për pushuesit, dhe verifikimin e aktiviteteve që kryejnë subjektet, gjatë sezonit veror”, thuhet në njoftim.