Vijon aksioni i lirimit të hapësirave publike në Shkodër/ Shefi i policisë: Ka mirëkuptim nga pronarët

Bashkia e Shkodrës ka vijuar aksionin e lirimit të hapësirave publike.

Kryesisht të nxëna nga strukturat e lokaleve.

Pjesa më e madhe e tyre janë hequr vetë nga bizneset. Shefi i policisë Bashkiake Sajmir Rrustemi shprehet se deri tani kanë hasur në mirëkuptimin e pronarëve të bizneseve të cilët kanë filluar heqjen vullnetare të strukturave.

Ndërsa është ndërhyrë edhe ne zona ku është evidentuar veshtirësi në kalimin e zjarrfikësve duke bërë kështu lirimin e këtyre kalimeve me rastet emergjencash…

Bashkia e Shkodrës ka njoftuar se nga evidetimi ne terren janë 41 pika në të cilat do ndërhyhet fillimisht pasi paraqesin probleme sidomos në trotuare dhe në kalimin e mjeteve zjarrfikëse apo edhe të urgjencës