Vijon aksioni i IMT në Vlorë! Lirohen hapësirat publike të zëna ilegalisht

IMT në Vlorë ka vijuar këtë të premte një aksion në qytet për lirimin e hapësirave publike të zëna në mënyrë të paligjshme.

Aksioni është zhvilluar në disa zona të qytetit ku janë konstatuar zënime të trotuareve, rrugëve dytësore dhe shesheve publike nga struktura pa leje, mungesë në dokumentacion ose që zënë hapësira të caktuara.

Qëllimi i këtij aksioni është rikthimi i hapësirave publike në funksion të qytetarëve dhe rritja e standardeve urbane.

IMT ka bërë me dije se kontrollet do të vijojnë në ditët në vijim dhe se çdo ndërtim apo zënie pa leje do të trajtohet sipas ligjit në fuqi.
Aksioni është përqendruar kryesisht në rrugët transballkanike në Vlorë ndërsa gjatë mëngjesit të kësaj të premte është shembur një godinë që sipas IMT kishte zënë hapësirën publike.

Gjatë aksionit nuk ka patur kumdërshtime nga banorët ndërsa nga inspektoriati konfirmohet se janë evidentuar në qytet të tjera objekte të cilat pritet të shemben në ditet në vijim.