Vijojnë sulmet izraelite në Rripin e Gazës, 82 viktima mes tyre dhe fëmijë nga bombardimet e fundit
- 21 May, 2025
Sulmet ajrore izraelite kanë vijuar edhe të mërkurën në Rripin e Gazës, pavarësisht reagimeve të ashpra ndërkombëtare ndaj ofensivës gjithnjë e më të zgjeruar të Izraelit.
Sipas Ministrisë së Shëndetësisë në Gaza dhe burimeve spitalore lokale, të paktën 82 persona kanë humbur jetën si pasojë e bombardimeve, mes tyre disa gra dhe një foshnje vetëm një javëshe. Më herët, bilanci i viktimave ishte raportuar të ishte 45.
Komuniteti ndërkombëtar ka shprehur shqetësim të thellë për përshkallëzimin e dhunës dhe numrin në rritje të viktimave civile.
Tags:
Regjistrohu në buletinin tonë informativ