“Vijojnë punimet për pastrimin e shtratit të lumit në Dunavec të Korçës”, Rama: Përmirëson kushtet e fermerëve

Kryeministri Edi Rama, në një postim në rrjetet sociale ka publikuar pamjet nga punimet, që po kryhen për pastrimin e shtratit të lumit në Dunavec të Korçës, ku shkruan që vijon puna me qëllim përmirësimin e kushteve të fermerëve dhe mbrojtjen e një sipërfaqe prej 3.6 hektarë tokë bujqësore.

“Vijojnë punimet për pastrimin e shtratit të lumit dhe rehabilitimin e argjinaturës për të përmirësuar kullimin dhe mbrojtjen e 3,620 ha tokë bujqësore në Dunavec, Korçë🚜🌾👨‍🌾👩‍🌾 Ky investim përmirëson kushtet për fermerët, duke ruajtur prodhimin, rritur rendimentin dhe garantuar cilësinë e produkteve #MadeInAlbania në tregun vendas dhe atë ndërkombëtar”, shkruan Rama.