Vihet në pranga një 25 vjeçar/U kap në flagrancë me një sasi lënde narkotike gati për shitje

Një 25-vjeçar në Sarandë ka rënë në prangat e policisë. Blutë njoftojnë se i riu u kap në flagrancë me një sasi lënde narkotike gati për shitje dhe me armë të ftohtë (thikë).

Njoftimi: 

Vihet në pranga një 25-vjeçar që u kap në flagrancë me një sasi lënde narkotike gati për shitje dhe me armë të ftohtë (thikë). Sekuestrohen lënda narkotike kanabis, një grirëse për lëndët narkotike, mjeti prerës (thikë) dhe 2 celularë.

– F. K., 25 vjeç, banues në Berat.

Gjatë kontrollit fizik të ushtruar ndaj tij, në lagjen nr. 4, shërbimet e Komisariatit të Policisë Sarandë i kanë gjetur lëndë të dyshuar narkotike kanabis, një grirëse për lëndët narkotike dhe një mjet prerës (thikë), të cilat u sekuestruan në cilësinë e provës materiale, bashkë me 2 celularë.

Nga veprimet hetimore dyshohet se ky shtetas siguronte lëndë narkotike kanabis, e ndante në doza në banesën e tij dhe i shiste ato në lagje të ndryshme të qytetit të Sarandës. Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë, për veprime të mëtejshme.