Vidhte pjesë makinash, arrestohet 21-vjeçari i armatosur

Policia ka arrestuar një 21-vjeçar në Tiranë, pasi vodhi aksesorë të makinës tek i njëjti automjet në periudha të ndryshme.

Gjatë kontrollit në banesë iu gjet edhe një pistoletë me mulli.

“Shërbimet e Komisariatit të Policisë Nr.3, në bazë të informacioneve të marra se një shtetas kryente vjedhje, bazuar dhe në inteligjencën policore, kanë organizuar dhe finalizuar operacionin të koduar “Përsëritësi” si rezultat i të cilit u bë kapja dhe arrestimi i shtetasit L.Gj, 21 vjeç, banues në Laç.

Në kuadër të operacionit gjatë kontrollit të ushtruar në banesën e këtij shtetasit, shërbimet e Policisë kanë gjetur dhe sekuestruar pjesët e vjedhura dhe një armë zjarri pistoletë me mulli”, njofton policia.