Dy të rinj janë vënë në pranga nga policia e Tiranës, pasi kryenin vjedhje të banesave dhe subjekteve në kryeqytet.
Një 35 vjeçar dhe një tjetër 32 vjeç, të dy me precedent kriminal për vjedhje, u arrestuan nga policia, teksa iu sekuestruan 1 armë zjarri pistoletë, municion luftarak, sende si të Policisë, 2 biçikleta, laptop, monopatinë dhe sende të tjera, që u gjetën në banesën e njërit prej të arrestuarve.
Këta shtetas janë kapur në flagrancë,pasi kishin vjedhur një biçikletë. Nga veprimet hetimore dyshohet se në bashkëpunim me njëri-tjetrin, kanë vjedhur pak ditë më parë me thyerje në një biznes, disa pajisje elektronike.
Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë, për veprime të mëtejshme.
Regjistrohu në buletinin tonë informativ