EMRAT+VIDEO/ Vidhnin banesa dhe lokale, arrestohen 2 persona në Tiranë, shpallet në kërkim një tjetër
Dy persona janë arrestuar në Tiranë dhe një tjetër është shpallur në kërkim pasi kishin vjedhur banesa dhe lokale.
Sipas policisë pas denoncimeve të bëra në komisariat janë vënë në pranga shtetasit Enea Duçi, 20 vjeç dhe Armando Kumani,, 33 vjeç dhe u shpall në kërkim shtetasi Erion Guce, 21 vjeç.
Këta persona dyshohet se kanë vjedhur para dhe sende me vlerë në një banesë dhe dy lokale. Ndërsa janë sekuestruar disa bizhuteri, lekë dhe një automjet.
Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë për veprime të mëtejshme.
Njoftimi i Policisë:
DVP Tiranë/Vijojnë hetimet dhe veprimet operacionale, për zbardhjen e vjedhjeve.
Identifikohen 3 autorë vjedhjesh në banesa dhe në lokale.
Vihen në pranga 2 prej tyre dhe shpallet në kërkim tjetri.
Sekuestrohen disa bizhuteri dhe një shumë lekësh, të dyshuara të vjedhura, si dhe një automjet.
Si rezultat i hetimeve të kryera rreth denoncimeve për vjedhje në banesa dhe në subjekte, shërbimet e Komisariatit të Policisë Nr. 6 në bashkëpunim me Komisariatin e Policisë Nr. 2, mundësuan zbardhjen e autorësisë së 4 prej këtyre rasteve. Konkretisht:
-u vu në pranga shtetasi E. D., 20 vjeç dhe u shpall në kërkim shtetasi E. G., 21 vjeç, pasi dyshohet se gjatë periudhës maj-qershor, kanë vjedhur para dhe sende me vlerë, në 1 banesë dhe në 2 lokale;
-u vu në pranga shtetasi A. K., 33 vjeç, pasi dje, dyshohet se ka vjedhur një shumë parash në një banesë në fshatin Arbanë.
Punohet për kapjen e 21-vjeçarit, si dhe për zbardhjen e vjedhjeve të tjera që mund të kenë kryer këta shtetas.
Materialet procedurale iu referuan Prokurorisë së Tiranës, për veprime të mëtejshme.