Vidhet kioska në ish-Bllok, policia në kërkim të autorit të armatosur

Një person i armatosur ka grabitur pasditen e kësaj të diele një kioskë në zonën e ish Bllokut.

Pronarja e kioskës thotë se një person i paidentifikuar i ka marrë disa shuma parash.

Sipas saj autori ishte i armatosur. Policia ka mbërritur në vendngjarje, ndërsa ka nisur hetimet për identifikimin e autorit.

Tiranë/Informacion paraprak

Më datë 08.12.2024, rreth orës 17:10, në një kioskë në zonën e Ish-Bllokut, një shtetas ende i paidentifikuar, dyshohet se në kërcënimin e një sendi akoma të papërcaktuar (paraprakisht dyshohet pistoletë lodër), i ka vjedhur rreth 300 lekë të rinj shitëses së kioskës dhe më pas është larguar.

Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe po punon për identifikimin dhe kapjen e autorit.