Një thertore në fshatin Golem të Lushnjës është bërë objekt i një vjedhjeje, ku autorët kanë marrë një furgon dhe një kasafortë.
Gjatë arratisjes, për të shmangur Policinë, ata kanë ndjekur një rrugë dytësore, por në fshatin Golem automjeti ka dalë nga rruga dhe është gjetur nga shërbimet policore. Gjatë kontrollit të furgonit, policia gjeti edhe kasafortën e vjedhur, e cila nuk ishte hapur.
Dy persona janë shoqëruar në komisariat, ndërsa grupi hetimor po vijon punën për zbardhjen e plotë të ngjarjes dhe identifikimin e autorëve.
Regjistrohu në buletinin tonë informativ