Vidhet argjendaria në pedonalen e qytetit të Korçës, autorët hapën qepenin dhe thyen xhamin

Një argjendari është vjedhur gjatë natës në pedonalen e qytetit të Korçës.

Mësohet se autori/autorët kanë hapur qepenin dhe më pas kanë thyer xhamin e vitrinës, duke u futur brenda.

Aty kanë marrë unaza e varëse me vlerë. Po kontrollohen kamerat e sigurisë për të identifikuar autorët.