Videoskandali i Safet Gjicit/ Rrjeti shpërthen në meme

Që prej disa orësh një video erotike qarkullon në rrjetet sociale dhe nëpër redaksitë mediatike.

Kreu i Bashkisë Kukës kryen akt të rëndë brenda zyrës së tij. Replika dhe mediat e tjera e disponojnë këtë video, por preferojmë të mos e publikojmë për shkak të përmbajtjes së rëndë që ka.


Sakaq rrjeti ka shpërthyer në meme.

SPAK ka nisur procedimin penal për kryebashkiakun socialist të Kukësit, Safet Gjici.  Vendimi i SPAK erdhi pas publikimit të një skandali seksual, ku shihet Gjici në skena seksuale në ambientet e zyrës së tij në bashkinë e Kukësit. Video, e cila po qarkullon në rrjetet sociale, është filmuar në datën 6 qershor të 2023-ës, në orën 16:00.