VIDEOLAJM/ Deputeti që duam! Dash Sula shkon me presh, lopatë dhe lakra në Kuvend (PROTESTAT E VEÇANTA PREJ TIJ)

Deputeti i Partisë Demokratike, Dashnor Sula ka zgjedhur të shkojë ndryshe në seancën e sotme parlamentare.

Me një qese ku mbante lakra, në krah presh dhe një lopatë, deputeti Sula ka pranuar se do të shkojë në seancë për t’i treguar se çmimi i vajit po bie dhe kjo është e tmerrshme për të ardhurat e bujqësisë.

 

View this post on Instagram

 

A post shared by replika.al (@replikealbania)

Dashnor Sula ka qënë shpesh në qendër të vëmendjes për mënyrën se si paraqitet në seancën plenare. Pak ditë më parë, ai shkoi me rrobat e një të burgosuri dhe me pranga në duar, ndërsa një pankartë shkruante: “Stop dënimit politik”.

Sula është paraqitur në Kuvend edhe me dy bidona qumësht në dorë. Para hyrjes në Kuvend, ai i ka derdhur dy bidonat me qumësht.